
Në mëngjesin e 3 tetorit 1949, u gjend i vdekur në dhomën e tij në hotelin Winthrop në New York Mit’hat Frashëri.Në kryet e tij, mes miqve të befasuar nga vdekja e papritur, janë gazetati i mirënjohur gjirokastrit, publicist dhe studjues Xhevat Kallajxhi, pas tij Fehmi Kokalari, me duar të kryqëzuara para, gjithashtu nga Gjirokastra. Personat e tjerë janë Hasan e Luan Dosti, Nuçi Kota, Talat Karagjozi.
Mit’hat Frashëri ka qenë diplomat, shkrimtar dhe politikan shqiptar. Në rininë e tij ka qenë nëpunës i Perandorisë Osmane, veprimtar i Rilindjes Kombëtare dhe pjesëmarrës dhe kryetar i Kongresit të Manastirit, pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë qe ministër, diplomat i shtetit shqiptar, kryetar i Ballit Kombëtar dhe Komitetit “Shqipëria e Lirë” në mërgim. Në botën e letrave ka kontributin e tij si publicist, shkrimtar, përkthyes dhe albanolog. Mes të tjerësh, ka qenë ndër etërit e nacionalizmit shqiptar. Vdekja e tij e papritur dhe misterioze do të ishte një goditje e rëndë për forcat nacionaliste, që shihnin tek ai udhëheqësin ideologjik dhe mishërimin e ideve atdhetare dhe iluministe të rilindasve shqiptarë.
Burimi: Muzeu Kokalari