 
        Më 31 tetor 1969, në zemër të Tironës lindi Skerdilajd Llagami, që historia do ta njohë përjetësisht si “Komandant Shpendi” (31 tetor 1969 – 29 qershor 2001).Një bir i vërtetë i Tironës, një djalë që e deshi atdheun më shumë se jetën, dhe që u bë dëshmor i kombit, duke luftuar për lirinë e trojeve shqiptare.Ai ishte prej atyre burrave që nuk e njihnin frikën.Në momentet më të vështira për kombin, Skerdilajdi nuk qëndroi mënjanë, ai mori armën, idealin dhe besën shqiptare, duke u rreshtuar në radhët e tri ushtrive çlirimtare:Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc (UÇPMB), dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇKombëtare).
I njohur mes shokëve si “Komandant Shpendi”, ai mishëronte guximin, urtësinë dhe shpirtin luftarak të një shqiptari që nuk njeh kufij kur bëhet fjalë për lirinë.Në çdo betejë, në çdo kujtesë, në çdo tregim të bashkëluftëtarëve, ai rron si shembull i burrërisë dhe sakrificës.
Sot, emri i tij qëndron i gdhendur me nder në altarin e atdheut.Sepse Skerdilajd Llagami nuk është thjesht kujtim, ai është frymë, ideal, flamur që valëvitet në zemrat e të gjithë atyre që e duan Shqipërinë e bashkuar dhe të lirë.
Lavdi përjetë “Komandant Shpendit”!Një bir i Tironës, një dëshmor i kombit, një simbol i bashkimit mbarëshqiptar.

 
         
         
         
        