
Ahmet Zogu lindi në kështjellën e Zogollajve, në Burgajet të Matit, më 8 tetor 1895, në një familje me tradita të forta atdhetare. Ishte biri i Xhemal Pashë Zogollit dhe Sadije Toptanit. Në vitin 1912, mori pjesë si përfaqësues i krahinës së Matit në Shpalljen e Pavarësisë në Vlorë. Po në vitin 1912 udhëhoqi forcat e tij në Betejën e Kakarriqit, në mbrojtje të trojeve të vendit. Në vitin 1920, vetëm 25-vjeçar, u zgjodh Ministër i Brendshëm në Kongresin e Lushnjës, duke luajtur një rol vendimtar në konsolidimin e shtetit të ri shqiptar.Po atë vit, mori pjesë dhe udhëhoqi personalisht si ministër i brendshëm Luftën e Koplikut, kundër ndërhyrjeve jugosllave.-Më 1921 zgjidhet deputet i parlamentit shqiptar.•Në vitin 1922, në moshën 27-vjeçare, u bë Kryeministër i Shqipërisë (1922–1924). Në vitet 1925–1928, u zgjodh President i parë i Shqiptarisë, duke nisur reformat e para shtetformuese. Më 1 shtator 1928, u shpall Mbret i Shqiptarëve – Zog I, dhe për një dekadë (1928–1939) udhëhoqi me vizion e vendosmëri drejt modernizimit të shtetit shqiptar.Pas pushtimit fashist me vendim parlamenti u largua për në egzil ku gjithë jetën dhe potencialin e tij e vuri në shërbim të kombit dhe atdheut!Mbreti Zog I mbetet simbol i unitetit kombëtar, rendit dhe shtetformimit, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Shqipërisë moderne, duke u njohur sot si themelues i shtetit të parë modern shqiptar