Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Seno Fishta, ka qenë ditën e sotme i ftuar në emisionin “S’e Luan Topi” me Erjona Rusin, ku ka treguar detaje nga jeta e tij private.
Kushtet e vështira, në shi, atje temperaturat e ulëta. Çadrat te një parkim, banjat ishin të përbashkëta, nuk mund të gatuaje asgjë se nuk kishe ku t’a përgatisje ushqimin. Prit sot prit nesër për një transfertë, për një shtëpi. Edhe atje shqiptari nisi duke vjedhur energji te ndriçimi i rrugës, blinim furrnela. Nuk na futën në burg.
Në nëntor u vendosëm në shtëpi dhe djali ka lindur në mars. U vendosëm në një vend shumë periferik të Francës, jetuam me një çift tjetër në shtëpi, si në “Big Brother”, tha Seno fillimisht.
Pjesë nga intervista:
Kur filluan vështirësitë?
Problemet ishin, gjithmonë vinin për arsye letre. Kur nuk ke letra, nuk ke identitet, nuk mund të gjeje një shtëpi, një punë stabël.
Pastaj lindi vajza?
Një ditë pasi lindi vajza, kam qëndruar për një periudhë të gjatë larg familjes.
Pse? Çfarë ndodhi?
Hyra në një gabim, në një mesele që më ndaluan në Zvicër. Një hetim në lidhje me narkotrafikët, u përfshiva përmes disa mesazheve, me disa njohja që kisha.
Dyshoheshe se ishe pjesë e një grupi që që trafikonte lëndë narkotike, drogë?
Po, edhe u arrestova. Më thanë të shkoja, e thosha jo se kam nusen në spital. Doja me shit makinën dhe të rrija për qejf, por shkova. Lashë Edrën në spital me vajzën 1-ditëshe dhe e gjeta 32 muajshe. Edra ka bërë një sakrificë të madhe.
Ka ardhur të takojë ty në paraburgim? Qëndrove atje 32 muaj?
Po. Dua të gjykoj veten, pa patur nevojë duke u marrë me njerëz të gabuar që të kushtojnë shumë.
Ishte fati jot, pra ti nuk pate përfshirje në këtë grup apo shoqëri e gabuar?
Nuk dua të dal si më i ndershmi dhe të justifikoj veten. Ndodhi si ndodhi, por ato veset dhe nevoja për financa të bën ndonjëherë të përfshihesh.
Ndihesh fajtore karshi vajzës? Ti e gjete gati 3 vjeçe
Ndihem shumë fajtor karshi vajzës, djalit dhe Edrës. Vajza nuk më njihte, nuk më rrinte në prehër. E mora kur ishte në gjumë, ku u zgjua tha jo jo.
U mërzite?
U mërzita shumë¸ po e di se më donte dhe më do. Ka patur një rast kur i ka thënë të ëmës ‘kam frikë se dua babin më shumë se ti’.
