Një person është vrarë me thikë pasditen e sotme në Tiranë, në zonën e Komunës së Parisit.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal, pas një konflikti mes picierit Filip Shehu dhe kuzhinierit Indrit Salimllari, i cili ka ndërruar jetë për shkak plagëve të marra nga goditjet me thikë.Autori i plagosjes është arrestuar nga blutë, ndërsa burime për Report Tv bëjnë me dije se mes tij dhe viktimës ka patur konflikte prej kohësh.
Filip Shehu ka pretenduar se Indrit Salimllari e bullizonte.
