
Shanset e Serbisë për një vend në Play off të Botërorit u zvogëluan në maksimum, pas humbjes me Shqipërinë. Dragan Dzajic, presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë, nuk fshehu zhgënjimin, në një intervistë për Kurir.“Dështim. Dështim i madh. Këtu nuk ka dyshime. Nuk e di çka na mungojë. E kam parë atë që e panë edhe njerëzit e zakonshëm. Për një milion arsye kemi mundur dhe është dashur të luajmë më mire.
“Mbetet dhembja. Të kuptohemi, futbolli është futboll, i përbërë nga fitoret dhe humbjet. Befasitë janë të mundshme. Por trishtimi dhe dhembja ende më pushtojnë. Dhe ka kaluar një javë nga ndeshje. Jo pse nuk mund të ndodhë që të humbësh, por pasi ndeshja ishte pak më tepër se një shfaqje e zakonshme futbolli. Dhe për këtë më vjen më së shumti keq. Populli e di çka mendoj unë dhe çka mendon ai”,- tha Dzajic.