
Ka vijuar këtë të premte procesi gjyqësor që po mbahet në Gjykatën e Posaçme ndaj Plaurent Devishajt dhe Jualian Meçajt, të cilët akuzohen për vrasjen e Andi Malokut, shoferit të ish-prokurorit tashmë deputet i PD-së, Arjan Ndoj, ku ky i fundit mbeti i plagosur bashkë me “Rrumin e Shijakut”.
Dëshmitari i cili u paraqit në gjykatë ishte Beqir Boja.
Beqir Boja: “Në vitin 2019 kam jetuar në Kamëz. Kam qenë kryetar këshilli i Komunës Zall-Herr dhe jam marrë me pajtime gjaqesh. Asllan Rraja nga fshati Nikël, më kërkoi që të ndërmjetësoj me familjen e Genci Malokut.
Më tha që djali i tij, Redjani është përmendur për një ngjarje në Durrës. Bëhet fjalë për ngjarjen ku mbeti i vdekur Andi Maloku. Kam qenë bashkë me dy të tjerë. I kam kërkuar! Nga Familja Rraja më kanë bërë “be” në Kuran që nuk kemi dijeni për ngjarjen.Kemi shkuar në Kombinat të shtëpia e Genc Malokut. Atje ndodheshin të afermit e Gencit.Kërkuam Gencin dhe na thanë që janë në Shijak, por më vone erdhi.I thamë na ka dërguar familja e Asllan Rrajës, kërkojme që të mos nguteni më tej, nëse kanë bërë krim të paguajnë.
Genci na dha kohë 3 muaj që të dalin dhe të rrinë të qetë. Është realizuar dhe takimi i dytë. Genci na tha se djali është vra kot, unë dua ta di kush ma ka vrarë djalin.Ne i kërkuam që të ndalin pushkën dhe të flasë drejtësia. Genci më tha që nuk përndjek njeri dhe do vazhdojë të kërkojë drejtësi. Unë për vete nuk kam dijeni kush është autori i vrasjes së Andi Malokut”.Dëshmitari tjetër është që doli para gjykatës ishte Shaban Jaho.
Shaban Jaho: “Në vitin 2019 kam pasur një hotel në lagjen 13 në Plazh, Durrës. Kam pasur edhe kamera sigurie. Unë i kisha kamerat vetëm të brendshme. Kam pasur 3 punonjëse në recepsion, njëra prej tyre ka punuar 5 vjet.Ka ardhur punonjës policie në hotel dhe më kanë kërkuar pamjet për ngjarjen në vitin 2019. Me hotelin pastaj u shemb nga hoteli. Për atentatin e kam dëgjuar në lajme.
Për hotelin kam pasur parkim dhe punonjës parkimi. Ndodhte që linte edhe çelësat e makinave”.