Kristi dhe Selin kanë vazhduar përplasjen mes njëri-tjetrit, pasi banorja dhe Miri nuk kanë pranuar të ndahen nga krevati.
Kristi është shprehur gjatë debatit se kjo vajzë nuk e di se çfarë do dhe se Miri duhet të ishte larguar nga krevati në momentin që Vëllai i Madh i dha mundësinë që të ndanin krevatin
Ndërsa Brikena tha që nuk mund të thuash “e kam si gocën time”, pasi nuk bëhet gocë për tre ditë, por ai rri afër me gocat se i bën ushtarë, se me çunat nuk mundet.
Brikena: Unë personalisht nuk e kam problem as me Selin, as me Mirin; këta kanë problem me veten e tyre. Ti nuk mund të thuash “e kam si gocën time”, se nuk bëhet për tre ditë. Miri rri afër me goca se i bën ushtarë dhe tregon se burrat nuk i mban dot afër vetes.
Kristi: Kjo gocë nuk e di se çfarë do, se çfarë flet. Gjëja e parë që duhet të bënte ky zotëria ishte të ikte nga krevati. E pamë shumë mirë që ajo gjë doli në një konotacion tjetër. Unë dua t’u kërkoj falje prindërve të Selin.
Miri: Nga votimi e pe, unë këtë po prisja. Problemi im ishte për Selin, Kristi të bëjë çfarë të dojë. Unë e mora përgjigjen që e ka miratuar atë veprim që unë bëra.
Kristi: Ti e hape këtë diskutim prapë.
Miri: Jo, unë s’e hapa, e ke hapur ti.
Kristi: Është e turpshme në momentin që ti e di marrëdhënien me prindër e fije, duhet ta ndërprisje.
Miri: Ke vënë në siklet familjen time
Selin: Si fillim, duhet të kërkoj ndjesë për primen e parë, se nuk më përfaqëson mua kjo sjellje. Tani, për pjesën e krevatit, sfida më zgjodhi mua dhe kur pata unë atë reagim, edhe vajzat ma bënë gjë normale. Edhe ditën kur e kisha mundësinë, unë s’e bëra, për t’ua kuptuar vajzave që të futeshin te këpucët e mia.
Unë jam sqaruar plotësisht dhe, nëse unë kam pasur ndonjë veprim provokative, mua do më vinte shumë turp, edhe nëse ka ndonjë video unë dal që tani nga shtëpia. Kristit i kërkoj ndjesë familjes time, unë familjes së Kristit i them që më vjen shumë keq që Kristi është fëmija juaj. Im at është sa mosha e Mirit.
Arber Hajdari: Miri dhe Selina e kanë kuptuar, është e qëllimshme nga ana e tyre. E kanë arritur qëllimin. Mendoj që deri tani Selina e përdor Mirin.
Monika Kryemadhi: Simbiozë do ta quaja, mua nuk më pëlqen mënyra se si Miri justifikohet. Mos i shpjego fare, je shumë i qartë në lojën tënde, bëhu indiferent. Selin ecën para në rrugën e saj. Dil në skemë tjetër, lojë tjetër. Ti bëj lojën tënde, ti je i frikësuar.
