Ish-kryeministri Sali Berisha do duhet të paraqitet të premten në orën 10:00 para SPAK për tu pyetur për krimin shtetëror të 21 janarit, ku 4 protestues u vranë në Bulevard nga plumbat e shtetit.
Ish-kryeministri është thirrur si person që ka dijeni për çështjen. Që kreu i PD të informohet për fletëthirrjen ajo është dërguar në 3 adresa, në banesën e tij, në Kuvend, si edhe në selinë e Partisë Demokratike.
