Mediat gjerkane raportojnë se Schumacher nuk qëndron më i shtrirë në shtrat, në kundërshtulim me disa pretendime të mëparshme mbi gjendjen e tij. Megjithatë, ai nuk mund të ecë, pasi ikona e F1 lëviz me karrocë me rrota.
Vizitorët janë të rrallë. Tre ose katër persona, përveç anëtarëve të familjes, lejohen të kenë akses tek piloti më i madh në historinë e Formula 1.
Njëri prej tyre është ish-shefi i tij i Ferrarit, Jean Todt. Dyshja thuhet se ndjekin gara së bashku, me Todtin që e sheh Schumacherin si ‘djalin e tij të dytë’.
