
Tradita e dekorimit rikthehet me shkëlqim klasik, vullnetarët punuan një javë për t’i dhënë formë temës “Home Is Where the Heart Is”
Melania Tramp ka prezantuar dekorimet e Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë, duke sjellë një atmosferë magjike me stil festiv të pasur dhe tradicional. Këtë vit janë përdorur 50 pemë të mëdha festash, 213 metra guirlanda, 7.620 metra fjongo, rreth 10.000 zbukurime në formë fluturash, ndërsa organizimi është mbështetur nga afërsisht 1.500 vullnetarë që punuan për një javë për të përfunduar dekorimet.
Tema e përzgjedhur nga ish-Zonja e Parë është “Home Is Where the Heart Is”, një mesazh që vendos në qendër familjen, ngrohtësinë dhe shtëpinë si simbol emocional të festave. Në videon një-minutëshe të publikuar, Melania shfaqet duke ecyr në korridoret e zbukuruara me drita të bardha, pamje të shoqëruara me muzikë të butë pianoje dhe korniza të Donald Tramp që shfaqen në mure, obelisqe dhe elemente kristiane që theksojnë motivin e lindjes së Krishtit.
Stili i Melanias bie dukshëm në kontrast me dekoret më moderne dhe dinamike të Jill Biden. Në vitin 2023, Zonja e Parë e atëhershme solli një prezantim plot energji me kërcimtarë artistikë të veshur si personazhe të “Casse-Noisette”, në një atmosferë më teatrale e ngjyrore.
Shtëpia e Bardhë shfaqet këtë vit më klasike, më e ndritur dhe e orientuar drejt simbolikës tradicionale të Krishtlindjes, duke rikthyer një pamje që synon nostalgjinë, elegancën dhe mesazhin e thjeshtë: festat fillojnë aty ku është zemra.
