

Kryeministrja Giorgia Meloni ka reaguar ashpër në rrjete sociale ndaj një memeje për Charlie Kirk, aktivistin konservator të vrarë në SHBA. Në foto shfaqej Charlie Kirk, i paraqitur me kokë poshtë dhe me mbishkrimin “-1” mbi fytyrë. Poshtë fotos shkruhej: “Për të mençurin mjaftojnë pak fjalë. Sot është një ditë më pak e errët.”
Fotoja dhe fjalët e përdorura nga lëvizjet studentore Osa Nazionale (Opposizione Studentesca d’Alternativa) dhe Cambiare Rotta u kthyen në një debat politik, që përfshiu drejtpërdrejt edhe Giorgia Melonin.
Në profilin e saj zyrtar, Meloni ka shkruar: “Këta janë të ashtuquajturit antifashistë. Kjo është klima, tashmë edhe në Itali. Askush nuk do të thotë asgjë, prandaj po e bëj unë. Nuk do të lejojmë të na intimidojnë.”