Moderatori i njohur dhe ish-finalisti i Big Brother VIP 3, Meriton Mjekiqi, ka reaguar pas lajmeve të bujshme që qarkulluan në portale, ku thuhej se ai dhe i vëllai ishin arrestuar pas një sherri banal.
I ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” mbrëmjen e sotme, Meriton Mjekiqi hodhi poshtë këto raportime, duke sqaruar se lajmet e publikuara nuk përputhen me realitetin, teksa shprehej se dallimi i të vërtetës nga ajo që lexohet nëpër portale është shumë i madh.
“Dallimi i të vërtetës dhe asaj që lexohet është shumë i madh, as jam arrestuar dhe as kam qenë në burg dhe as në arrati. Është një keqkuptim. Portalet abuzojnë sidomos me personazhet e showbizit. Vitin e kaluar ka qenë diçka shqetësuese për një aksident. Këto zhurmat neve na bëjnë edhe mirë, përveç se shqetësojnë familjen.
Marketing të bënë mirë por jo të teprohet për të shkruar për arrestime. Gjatë kohës që dolën lajmet unë e pash një portal që fliste për mua për një rast të 2019 dhe gënjente. Është diçka që ka kaluar, nuk jam arrestuar, ishte një keqkuptim jo konflikt, jo arrestime.Privatësia është shumë e shenjtë, prindërit dhe familja, nuk dua ti shqetësojë. Kur preken prindërit, unë aty e përcaktojë limitin e privatësisë”, tha ai.
