Gjërat në jetën e Lamine Yamal nuk po shkojnë aspak mirë. Pas zhgënjimit në El Clasico ndaj Realit, të reja të rëndësishme vijnë nga jeta personale e sulmuesit të Barcelonës.
18-vjeçari është ndarë me bukuroshen Nicki Nicole, të cilën shpeshherë e kemi parë në tribuna duke bërë tifo për Yamal në shkallët e stadiumit.
Bashkë që nga gushti, Yamal konfirmoi ndarjen me këngëtaren, në një bisedë me gazetarin e RTVE Catalunya, Javier de Hoyos.
“Thjesht vendosëm të ndaheshim dhe kaq. Gjithçka që thuhet nuk ka të bëjë fare me ne. Nuk kishte asnjë çështje pabesie”, u shpreh Yamal.
