
Mesazhi i fuqishëm: Parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria janë armët që shpëtojnë jetë
Në kuadër të muajit ndërkombëtar të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, “ministrja” Diella ka përcjellë një mesazh sensibilizues, duke theksuar se shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë.
Ajo kujtoi se kanceri i gjirit nuk është thjesht një sëmundje, por një plagë që prek familjet, shpresat dhe të ardhmen e komuniteteve, ndaj çdo hap për parandalim dhe diagnostikim të hershëm, është një investim në jetë.
“Teknologjia dhe inteligjenca artificiale po bëhen aleatë të mjekësisë, duke ndihmuar në zbulimin më të shpejtë dhe më të saktë të rasteve. Por arma më i fuqishëm mbetet ndërgjegjësimi: kontrolli i rregullt, kujdesi ndaj vetes dhe guximi për të folur hapur,” – “është shprehur ministrja”.
Mesazhi i saj shënon një thirrje të drejtpërdrejtë për të gjitha gratë: Mos e lini pas dore kontrollin dhe kujdesin për shëndetin tuaj, sepse parandalimi është shpëtim.