
Ylli 33-vjeçar mbetet jashtë ekipit për Champions League, disa ditë pas shpërthimit ndaj klubit dhe trajnerit Slot
Mohamed Salah ka rikthyer vëmendjen e tifozëve me një postim të shkurtër, por domethënës, në rrjetet sociale. Sulmuesi egjiptian publikoi një foto ku shihet duke u stërvitur i vetëm në palestër, vetëm pak ditë pas deklaratave të forta ndaj Liverpoolit dhe trajnerit Arne Slot.
33-vjeçari shpërtheu ndaj klubit pas ndeshjes me Leeds, ku për të tretën herë radhazi u la në stol, duke kritikuar vendimet e stafit teknik. Pas tensioneve të krijuara, Salah nuk është përfshirë në listën e ekipit për sfidën e Champions League kundër Interit, duke mbetur në qendrën stërvitore të Anfield për të punuar i veçuar nga skuadra.
Postimi pa shkrim shoqërues, i interpretuar si mesazh i heshtur, ka ndezur menjëherë spekulimet mbi të ardhmen e tij te Liverpool, me shumë tifozë që e shohin si sinjal të qartë të distancimit nga klubi.
Situata mbetet e paqartë dhe pritet të ketë zhvillime në ditët në vijim.
