

Votimi i 28 shtatorit shihet si përcaktues për të ardhmen evropiane ose proruse të Moldovës
Moldavia ka hapur sot kutitë e votimit për zgjedhjet parlamentare që pritet të përcaktojnë drejtimin gjeopolitik të vendit, mes kursit pro-BE dhe mbështetjes për Ukrainën, apo afrimit me orbitën e Rusisë.
Në prag të votimeve, kryeministri Dorin Recean paralajmëroi për një fushatë të fuqishme ndikimi nga Moska, duke e cilësuar situatën si beteja finale për të ardhmen e vendit. Sipas tij, Rusia po shpenzon qindra miliona euro përmes një lufte hibride që synon marrjen e pushtetit në Kishinau.
Sondazhet e fundit vendosin në krye Partinë e Veprimit dhe Solidaritetit (PAS), e cila përfaqëson krahun pro-evropian dhe mbështet procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Fitimi i një shumice të qartë do të konsolidonte kursin e Moldavise drejt Brukselit, ndërkohë që një rezultat i ngushtë ose ndryshim balancash mund të hapte rrugën për forcat pro-ruse, të cilat premtojnë rishikim të politikës së jashtme dhe afrimin me Kremlinin.
Procesi i sotëm shihet si vendimtar jo vetëm për politikën e brendshme, por edhe për rolin e Moldavise në rajon, në një kohë kur lufta në Ukrainë vazhdon të trazojë ekuilibrat e sigurisë në Evropën Lindore.
Rrugëtimi që vendi do të zgjedhë pas këtyre zgjedhjeve pritet të ndikojë drejtpërdrejt marrëdhëniet me BE, NATO-n dhe Rusinë, duke e bërë votën e 28 shtatorit një moment kyç për të ardhmen e Moldavisë.