Një moment tronditës ka ndodhur në Brazil ku një grua shtyp aksidentalisht pedalin e gabuar ndërsa parkonte, duke bërë që makina e saj të lëvizë përpara dhe të përplasë një burrë pas murit. Pamjet e kapura tregojnë gruan duke drejtuar një automjet tip, Volkswagen Golf të kuq, përgjatë një rruge të qetë në Camboriu, Brazil.
THE SUN shkruan, ajo ngadalë ndalon makinën në një vend parkimi në anën e djathtë të rrugës, vetëm pak metra larg një burri të mbështetur në mur. Pa paralajmërim, makina nuk ndalet dhe papritur nxiton përpara. Burri i pavëmendshëm është bllokuar midis parakolpit të automjetit dhe murit pas tij.
Ende e lidhur me rripin e sigurimit, shoferja e trembur hap derën me shpejtësi dhe shikon poshtë pedalet e hutuar. Burri arrin të lirohet pak çaste më vonë, duke e hedhur cigaren mënjanë ndërsa largohet. Gruaja më pas del shpejt nga makina për të kërkuar falje për atë që ndodhi. Mediat e huaja thonë se, burri nuk pësoi lëndime serioze. Ndërkohë, nuk janë dhënë detaje të mëtejshme rreth rrethanave të incidentit ose nëse është ndërmarrë ndonjë veprim pasues.
