
Në minutat e fundit të ndeshjes kundër Elbasanit, Saliu Sembene humbi ndjenjat në fushë, por fatmirësisht u përmend shpejt
Ndeshja mes Partizanit dhe Elbasanit, e zhvilluar mbrëmjen e sotme, u shoqërua me momente ankthi dhe paniku në minutat e fundit të saj.
Në minutën e 85-të të takimit, futbollisti i të kuqve, Saliu Sembene, u rrëzua papritur pa ndjenja në fushën e stadiumit Arena e Demave, duke alarmuar menjëherë lojtarët, stafin teknik dhe tifozët e pranishëm.
Stafi mjekësor dhe ambulanca ndërhynë menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë lojtarit. Pas disa sekondash, Sembene rifitoi ndjenjat dhe u largua nga fusha me barrelë, duke u shoqëruar drejt dhomave të zhveshjes.
Fatmirësisht, gjendja e tij nuk kërkoi transportim me ambulancë drejt spitalit, ndërsa aktualisht futbollisti ndodhet nën vëzhgimin e stafit mjekësor të klubit për të monitoruar gjendjen shëndetësore.
