
Dëmtime në nënstacionet Përparim dhe Prrenjas, grupet e punës në terren për rikthimin e furnizimit
Moti i keq ka sjellë problematika edhe në Qarku Elbasan, ku në disa zona është ndërprerë furnizimi me energji elektrike si pasojë e dëmtimeve në rrjetin shpërndarës.
Sipas të dhënave zyrtare nga Rajoni Elbasan, Fidri 2 i Nënstacionit Përparim është pjesërisht jashtë funksionit, duke lënë pa energji elektrike 164 abonentë në zonat Garunje dhe Cacabeze. Ndërkohë, Fidri 2 i Nënstacionit Prrenjas ka pësuar dëmtime në shtyllat e tensionit të mesëm, pas përplasjes së një automjeti, çka ka shkaktuar ndërprerje të energjisë për 390 abonentë në zonën e Radokalit.
Në total, 514 abonentë në Qarkun Elbasan rezultojnë aktualisht pa energji elektrike. Grupet e punës janë angazhuar në terren dhe po punojnë intensivisht për riparimin e dëmtimeve dhe normalizimin e situatës.
Autoritetet bëjnë me dije se furnizimi me energji elektrike pritet të rikthehet brenda një kohe të shkurtër, ndërsa u bëhet thirrje qytetarëve për mirëkuptim deri në përfundimin e ndërhyrjeve.
