Një ngjarje e rëndë ka tronditur Vlorën në orët e vona të së hënës, ku ka humbur jetën tragjikisht 17-vjeçari Leandro Shametaj. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, përplasja ka qenë fatale dhe i mituri ka ndërruar jetë menjëherë
Gjyshi i Leandros, i dërrmuar nga dhimbja, ka folur eksluzivisht për Syri Televizion, duke akuzuar autoritetet për mungesë veprimi dhe neglizhencë shtetërore:“Unë jam gjyshi i të ndjerit. Djali i vajzës time u aksidentua mbrëmë në orën 12 të natës dhe u soll në morgun e spitalit të Vlorës. Kemi rreth 8 orë këtu dhe nuk vjen asnjë mjek për të bërë veprimet e nevojshme. Nuk e dimë çfarë shteti është ky, shtet që nuk punon. Rrinë 30 policë këtu e askush nuk merr asnjë masë për mjekun ligjor. Të vij unë e të marr kufomën pa ekspertizë? Një makinë ma vrau djalin me 220 km në orë dhe asnjë polic nuk ishte në vend. Ky nuk është shtet, është turp!”
Familjarët kërkojnë drejtësi dhe transparencë, duke theksuar se as pas shumë orësh nga ngjarja nuk kanë marrë përgjigje zyrtare nga institucionet.
Ata akuzojnë autoritetet se kanë lënë trupin e të riut pa kryer ekspertizën mjeko-ligjore, ndërsa çdo minutë pritjeje e shton dhimbjen e tyre.
