Nancy Wake
Si gruaja më e dekoruar e Luftës së Dytë Botërore, Nancy Wake ishte në krye të listës së më të kërkuarve të Gestapos. E trajnuar në luftime trup më trup, spiunazh, sabotim, ajo njihej si një nga luftëtaret më të frikshme të rezistencës gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në një moment gjatë luftës, ajo udhëhoqi 7,000 luftëtarë guerilë në sulmin ndaj një fabrike gjermane armësh dhe madje vrau një roje SS vetem me duar. Një nga shoket e saj e ka pershkruar atë si “gruaja më femërore që njoh, derisa të nisnin luftimet. Pastaj, ajo ishte barabar pesë burra.”
