
Skuadra e Antonio Contes mposht 2-0 Bolognën dhe feston trofeun me dopietën e David Neres
Napoli ka fituar Superkupën e Italisë, duke triumfuar me rezultatin 2-0 ndaj Bolonjës në finalen e zhvilluar në Riad. Një paraqitje e sigurt dhe dominuese i dha skuadrës së drejtuar nga Antonio Conte një tjetër trofe prestigjioz.
Protagonisti absolut i mbrëmjes ishte David Neres, i cili realizoi të dy golat e ndeshjes, duke vulosur suksesin e napolitanëve. Goli i dytë u shndërrua në një goditje vendimtare për Bolognën, që nuk arriti më të reagojë dhe të rikthehet në lojë.
Napoli menaxhoi me qetësi minutat e mbetura, duke mos i lënë hapësira kundërshtarit dhe duke kontrolluar ritmin e ndeshjes deri në fishkëllimën e fundit. Festa në përfundim ishte e gjitha për Napolin, që shton në palmares një tjetër trofe dhe konfirmon ambiciet e tij për sezonin në vazhdim.
