
Artistit të njohur nga Tetova i ndaloi zemra në moshën 40-vjeçare,në Itali
Muzika shqiptare është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të këngëtarit të njohur Shpat Kasapi, i cili ka humbur jetën si pasojë e një sulmi në zemër në orët e para të ditës. Mediat e Maqedonisë së Veriut raportuan se artisti nuk ka mundur t’i mbijetojë goditjes fatale.
Shpat Kasapi, i lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, u rrit në një familje me traditë muzikore dhe që në fillimet e karrierës u kthye në një prej artistëve më të dashur për publikun shqiptar. Ai u afirmua në tregun muzikor të Kosovës dhe Shqipërisë, duke sjellë këngë të suksesshme që mbeten të paharrueshme për breza të tërë.
Me stilin modern, meloditë e lehta dhe performancat plot energji, Shpati u shqua si një ndër emrat më të veçantë të skenës pop. Këngë të tij si A më do, Valle Kosovare, Dashni pa limit dhe Aroma e saj u kthyen në hite të menjëhershme dhe vazhdojnë të dëgjohen edhe sot.
Artistit të ndjerë i kujtohet edhe jeta familjare, pasi ai ka qenë i martuar dhe ka lënë pas një fëmijë. Lajmi për humbjen e tij ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale, ku fansat dhe kolegët e artit kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për familjen Kasapi.
