
Familja njofton detajet e ceremonisë mortore dhe oraret e ngushëllimeve
Analisti Kreshnik Spahiu ka ndarë me publikun lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të babait të tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka shprehur dhimbjen e thellë të familjes për humbjen, duke publikuar edhe një fotografi krah të atit.
Spahiu bën me dije se familjarë, miq dhe të afërm janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit të ndjerit, ndërsa ka ndarë edhe informacionet për ceremoninë mortore.
Sipas njoftimit, varrimi do të kryhet ditën e hënë, më 15 dhjetor 2025, në orën 14:00, në varrezat e Tufinës. Ceremonia mortore do të zhvillohet në ambientet e Shtëpisë Funerale Alba 2000, pranë Medresesë.
Familja Spahiu ka bërë të ditur gjithashtu se pritjet për ngushëllime do të mbahen duke nisur nga mëngjesi i së hënës, si dhe gjatë ditëve të martë dhe të mërkurë, në oraret 10:00–13:00 dhe 17:00–20:00, pranë Shtëpisë Funerale Alba 2000.
