Muho Asllan Artunda
Ka vdekur sot në moshën 88 vjeç, një emër publik i diktaturës komuniste, i njohur në atë kohë si Muho Asllani, lindur në fshatin Bërdicë.
Në vitet 1976-1990 ishte anëtar i Byrosë Politike. Shërbeu si sekretar i parë rrethi sipas viteve: më 1974-1975 në Mat, 1975-1976 në Kukës, 1982-1986 dhe 1989-1990 në Durrës, më 1986-1989 në Shkodër. Sekretari i parë, ndër të tjera miratonte arrestimet dhe propozimet për internime.
Në vitet 1979-1982 ishte ministër pa portofol. Në qershor 1991 u përjashtua nga partia. U arrestua dy herë, në vitin 1992 dhe duke vuajtur dënimin në vitin 1994. U dënua në fillim me 4 vjet për shpërdorim detyre dhe me 18 vjet për krime kundër njerëzimit. Këto vendime u prishën nga Gjykata e Kasacionit më 29.9.1997.
Mbahet mend si personi që propozoi në vitin 1985 që Tirana të merrte emrin E.Hoxha. Mbeti deri në fund komunist i vendosur.
Nga Kastriot Dervishi
