
Këngëtari dhe aktori ikonë i skenës botërore mbyll një epokë muzikore, bota e artit në zi për humbjen e një prej zërave më ndikues
Artistit të madh Jimmy Cliff, një prej figurave më ndikues të muzikës reggae dhe aktor i njohur në kinemanë ndërkombëtare, i ka ndalur zemra në moshën 81-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga mediat britanike dhe ka shkaktuar një reagim të gjerë mes komunitetit artistik dhe fansave në mbarë botën.
Karriera e Jimmy Cliff u shtri mbi disa dekada, duke u bërë një prej zërave më të fuqishëm që e çoi muzikën reggae përtej kufijve të Karaibeve. Me këngë që mbeten të pavdekshme dhe role të rëndësishme në film, ai konsiderohet si një figurë kyçe e kulturës botërore.
Për momentin, nuk janë publikuar detaje të tjera rreth ndarjes së tij nga jeta, ndërsa reagimet e artistëve dhe admiruesve pritet të vijnë orët në vijim.
