 
        Shtëpia Botuese “Toena” ka njoftuar përmes një shkrimi në rrjetet sociale, ndarjen nga jeta të Dorjan Kongoli, djalit të shkrimtarit Fatos Kongoli. Mësohet se i biri i Fatos Kongolit jetonte prej vitesh në SHBA ku trajtohej për shkak të një sëmundje të rëndë.
Redaksia Valanews.al i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Komgoli për humbjen e djalit të tyre në një moshë kaq të re. Shpirti i tij pushoftë me ëngjëjt.
Më poshtë njoftimi mortor i Shtëpisë Botuese “Toena”
Me hidhërim të thellë ju njoftojmë për largimin nga jeta të DORIAN KONGOLIT, djalit të shtrenjtë të autorit të madh Fatos Kongoli, në moshën 47-vjeçare.DORIAN KONGOLI jetonte e punonte në NJU-JORK prej më shumë se 25 vjet. Aty kishte ndërtuar familjen e tij të mrekullueshme dhe karrierën e tij të shkëlqyer në radhët e policisë nju-jorkeze. Prej disa vitesh ai është shfaqur në faqen e Amazon.com edhe si autor romanesh, të botuara me pseudonimin Dorian Keys:- Imprint legacy, 2019- Morning star, 2020- Yesterday’s Tomorrow: Big Brother Has Evolved, 2022Në shqip ka qarkulluar deri tani vetëm një nga romanet e tij, titulluar “TRANSPLANTI I JETËS” (TOENA, 2020).
Në proces botimi është edhe romani i tij i fundit “E ardhmja e së djeshmes: Vëllai i Madh ka ndryshuar pamje.”Pritja për t’i dhënë lamtumirën e fundit dhe për t’u takuar me Fatos e Liri Kongoli do të kryhet në mjediset e Shtëpisë Alba, në rrugën e Durrësit
E premte, 31 tetor paradite 10:00-13:00; pasdite 17:00-20:00
E shtunë, 1 nëntor paradite 10:00-13:00; pasdite 17:00-20:00
Shpirti i tij pushoftë në paqen e përjetshme!

 
         
         
         
         
        