
Artisti u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë, autopsia pritet të zbardhë shkakun përfundimtar
Artisti i njohur shqiptar, Shemsi Krasniqi, ka ndërruar jetë pasditen e sotme në banesën e tij në Prishtinë, në rrethana që po hetohen nga autoritetet. Ai u gjet pa shenja jete, ndërsa në vendngjarje kanë ndërhyrë policia, forenzika dhe shërbimet e emergjencës.
Sipas informacioneve paraprake, një grua që kishte shkuar në banesë për pastrim ka vërejtur përkeqësimin e menjëhershëm të gjendjes shëndetësore të artistit dhe ka tentuar t’i japë ndihmën e parë. Për shkak të mbylljes së derës dhe pamundësisë për t’u rikthyer në banesë, është kërkuar ndërhyrja e policisë, e cila ka hapur derën me forcë.
Mjekët e emergjencës kanë konstatuar vdekjen në vend, ndërsa nga ekzaminimi fillestar nuk janë vërejtur shenja dhune. Burime nga hetimi bëjnë me dije se në xhepin e xhaketës së viktimës është gjetur një paketim i zbrazët i një pilule për stimulim seksual, çka ka ngritur dyshime se vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e një infarkti.
Me urdhër të prokurores kujdestare, rasti është iniciuar si hetim mbi vdekjen dhe trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku autopsia pritet të përcaktojë shkakun përfundimtar të ndarjes nga jeta të artistit.
