

Që prej viteve 1960, shumë figura politike amerikane dhe aktivistë me ndikim janë plagosur ose vrarë nga të shtënat me armë, ashtu si influencuesi konservator Charlie Kirk, i vrarë të mërkurën.
- 1963 – Presidenti amerikan John F. Kennedy, i riu demokrat i kohës, u vra nga një atentator me snajper në Dallas, Teksas, teksa udhëtonte me makinë të hapur. Ai u bë presidenti i katërt në detyrë që u vra, pas Abraham Lincoln dhe të tjerëve.
- 1965 – Aktivisti Malcolm X, një nga figurat kryesore të lëvizjes për të drejtat civile, u qëllua nga tre atentatorë gjatë një takimi në Nju Jork. U godit nga 21 plumba dhe humbi jetën.
- 1968 – Vetëm tre vite më vonë, Martin Luther King Jr., lider i të drejtave civile, u vra me armë në dalje të dhomës së tij të hotelit në Memphis, Tenesi.
- 1968 – Po atë vit, Robert F. Kennedy, ish-ministër i Drejtësisë dhe vëllai i JFK, u vra me armë në Los Anxhelos gjatë fushatës për kandidaturën presidenciale.
- 1972 – Guvernatori i Alabamës, George Wallace, u qëllua disa herë gjatë një aktiviteti elektoral. Ai mbeti i paralizuar për gjithë jetën.
- 1978 – Kryebashkiaku i San Franciskos, George Moscone, u vra së bashku me këshilltarin bashkiak Harvey Milk.
- 1981 – Presidenti Ronald Reagan i mbijetoi një atentati me armë jashtë një hoteli në Uashington më 30 mars.
- 2011 – Demokratja Gabby Giffords, anëtare e Dhomës së Përfaqësuesve, u qëllua në kokë gjatë një takimi publik në Arizona. Nga sulmi mbetën të vdekur 6 persona, por Giffords shpëtoi dhe më vonë u bë aktiviste për kontrollin e armëve.
- 2017 – Republikanët u goditën nga një tjetër atentat: Steve Scalise, figurë e lartë e partisë, u plagos rëndë gjatë një stërvitjeje bejsbolli të ekipit parlamentar.
- 2024 – Ish-presidenti dhe kandidati republikan Donald Trump u qëllua gjatë një tubimi elektoral, duke u plagosur lehtë në vesh. Ngjarja pati jehonë të madhe në SHBA dhe në botë.
- 2025 – Në shtator, në Utah, influencuesi konservator Charlie Kirk u qëllua për vdekje gjatë një fjalimi publik në Universitetin Utah Valley.
Këto ngjarje, nga vitet ’60 deri sot, tregojnë rrezikun e vazhdueshëm që përballet politika amerikane nga dhuna me armë, duke lënë plagë të pashlyeshme në historinë e vendit.