
Autorja thotë se provokimi është i qëllimshëm dhe se lexuesi do ta kuptojë mesazhin brenda faqeve të librit
Moderatorja dhe autorja Neda Balluku, e cila së fundmi ka zyrtarizuar divorcin pas dhjetë vitesh martesë, ka folur për librin e saj të ri me titullin provokues “I dashur, ti je trap”. Ajo u ndal te domethënia e këtij titulli, i cili ka ngjallur diskutime të shumta në rrjetet sociale.
Ndaresia e çiftit mori vëmendje për shkak të lidhjeve familjare, pasi ish-kunata e saj Belinda Balluku ndodhet nën hetime nga SPAK. Megjithatë, Neda është shprehur se procesi i saj i ndarjes dhe libri nuk lidhen me situatat publike të dikujt tjetër, por me rrugëtimin personal dhe emocionet që ajo ka përjetuar.
Në një përgjigje që i dha një ndjekësi në rrjetet sociale, ku u pyet për titullin e librit, Neda u shpreh se ai është një mënyrë për të luajtur me pritshmëritë e lexuesit. Sipas saj, në rrëfimet që vjen përmes librit, shpesh është vetë personi që mendon se është “i fortë” ai që përfundon duke u treguar i gabuar, dhe anasjelltas.
Neda tha se titulli është një lloj ftesë për të parë brenda emocioneve, gabimeve dhe reflektimeve që një marrëdhënie lë pas. Ajo theksoi se lexuesi, duke e përfunduar librin, mund të ndryshojë krejtësisht mendim për atë se kush është ai që gabon dhe kush është ai që mëson.
