
epa12364471 Fire and smoke rise from the Singha Durbar palace, which houses government and parliament buildings, after protesters stormed the premises during violent demonstrations in Kathmandu, Nepal, 09 September 2025. At least 19 people were killed and dozens injured on 08 September during demonstrations against corruption and a government social media ban. EPA/NARENDRA SHRESTHA

Nepali është zhytur në kaos pas shpërthimit të protestave masive të të rinjve kundër bllokimit të rrjeteve sociale dhe korrupsionit qeveritar. Demonstratat, të cilat mediat i kanë quajtur “Revolucioni i Gjeneratës Z”, kanë shkaktuar të paktën 22 të vdekur dhe mbi 400 të plagosur gjatë përplasjes me policinë në kryeqytetin Kathmandu dhe në qytetin Itahari, ku është shpallur gjendja e shtetrrethimit.
Krizës politike iu shtuan edhe dorëheqjet e kryeministrit Khadga Prasad Sharma Oli dhe presidentit Ram Chandra Paudel, të cilët u detyruan të lënë postet e tyre mes presionit të rrugës. Sipas autoriteteve, Paudel u evakuua me helikopter në një bazë ushtarake për arsye sigurie, pasi zyrat presidenciale u dogjën nga protestuesit.
Dhuna ka prekur edhe shtëpitë e liderëve politikë, rezidenca e ish-kryeministrit Jhalanath Khanal u përfshi nga flakët, ku humbi jetën bashkëshortja e tij. Gjithashtu, u raportuan sulme ndaj ministres së Jashtme Arzu Rana dhe bashkëshortit të saj, ish-kryeministrit Sher Bahadur Deuba. Protestuesit kanë sulmuar e djegur gjithashtu ndërtesa qeveritare si Parlamentin, Gjykatën e Lartë, Prokurorinë e Përgjithshme dhe disa institucione gjyqësore, si dhe selinë e grupit më të madh mediatik, Kantipur Publications.
Ndërkohë, manifestuesit sulmuan burgun e Nakkhu dhe liruan liderin e Partisë Kombëtare të Pavarur, Rabi Lamichhane, i cili po mbahej në paraburgim për akuza të lidhura me fondet e kooperativave.
Reagimet ndërkombëtare nuk munguan. Bashkimi Evropian shprehu keqardhje për viktimat, duke kërkuar hetime të pavarura dhe dialog politik. Franca bëri thirrje për moderim dhe respektimin e lirive themelore, sidomos të drejtës për shprehje dhe protestë paqësore. Ndërsa dhuna vazhdon dhe tymi mbulon Kathmandu, Nepali përballet me një nga krizat më të rënda politike të dekadave të fundit, ku shpresa dhe zemërimi i një brezi të ri po përplasen me një sistem të vjetër politik.