Selin, Lorna, Ina, Miri dhe Mateo janë në nominim dhe njëri prej tyre do të lërë sonte përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP 5”.
Gjatë një bisede te dhoma e gjumit, Selin i thotë Mirit se nëse ikën ai, ajo nuk ka me kë të qëndrojë.
Miri i thotë se ka Gretën, por banorja shton se ajo ka lojën e saj. Pastaj Selin shprehet se nëse ikën ai, ajo do ta fitojë “Big Brother VIP 5” edhe për të.
Pjesë nga biseda:
Selin: Po të ishte për ashtu, unë do isha ndarë nga ty.
Miri: Është gjë tjetër ajo.
Selin: Nuk dua në këto momente. Nuk kam me kë të rri pastaj, më thuaj pak ti
Miri: Ka sa të duash këtu, me Gretën
Selin: Ok është Greta, prapë Greta është për lojën e vet
Miri: Edhe ti e bën lojën vetëm pa mua, ça ke ti
Selin: Nuk kam me kë të rri, mjafton si justifikim
Selin: Ti pse ke thënë ‘po iki ti, iki unë’
Miri: Mirë, po qëndrove ti, rri dhe unë
