
Qytetarët dhe bizneset do të kenë mundësi të rivlerësojnë pasuritë e paluajtshme me vlerë tregu deri më 30 shtator 2026
Nga 1 janari 2026 niset zyrtarisht procesi i ri i rivlerësimit të pronave, duke u dhënë mundësi të gjithë qytetarëve që disponojnë pasuri të paluajtshme të përafronin vlerën e tyre me çmimin aktual të tregut. Afati për përfitim nga skema do të zgjasë deri më 30 shtator 2026.
Me këtë ndryshim, tatimi për shitjen e pronës ulet në 5% nga 15% që aplikohet aktualisht, dhe llogaritet vetëm mbi diferencën mes vlerës së regjistruar në kadastër dhe çmimit aktual të shitjes. Shembull: për një pronë të blerë me 100 mijë euro dhe të shitur me 120 mijë euro, në vend të 3 mijë eurove tatim, me skemën e re paguhen 1 mijë euro.
Rivlerësimi do të vlejë edhe për bizneset dhe personat që janë në proces legalizimi apo regjistrimi të pasurisë, ndërsa procedurat e hollësishme do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Procesi i mëparshëm (2020-2022) aplikonte tatim 3%, ku u përfshinë 168 mijë prona dhe arkëtimi në buxhetin e shtetit arriti në 12.7 miliardë lekë.
