Një histori dashurie e nisur me ndjenja ka përfunduar në një ngjarje kriminale në Tiranë, me pengmarrjen e një biznesmeni.
Lusjan Kimza, pasi zbuloi në telefonin e të dashurës së tij, Suate Celoaliaj, mesazhe me biznesmenin, vendosi të hakmerrej. Ai, në bashkëpunim me shoqen e të dashurës, Monika Marku, e joshi viktimën duke e ftuar në një apartament me qira ditore.
Biznesmeni, i bindur se do takohej me vajzën, ra në kurth dhe u mor peng nga Kimza dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Asmireld Nimani dhe Klajdi Ninami. Ata e dhunuan dhe e detyruan të dorëzonte 5 mijë euro për t’u liruar.
Pas ngjarjes, viktima u dërgua në spital dhe lajmëroi policinë, e cila arrestoi Lusjan Kimzën, Asmireld Nimanin dhe Agustin Kimzën, babain e Lusjanit, pasi në banesën e tij u gjet një armë.
Ndërkohë, disa persona të tjerë të përfshirë në ngjarje janë shpallur në kërkim nga policia.
