

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, i quajti sulmet ajrore një shkelje flagrante të sovranitetit dhe integritetit territorial të Katarit. Ai shtoi se të gjitha palët në luftën në Gaza duhet të punojnë për arritjen e një armëpushimi të përhershëm, në vend që të shkatërrojnë çdo mundësi për të.
Ministria e Jashtme e Kuvajtit tha se sulmi shkel të gjitha ligjet dhe normat ndërkombëtare, dhe shtoi: ne e përsërisim qëndrimin tonë duke kërkuar që Këshilli i Sigurimit të marrë përgjegjësitë e tij për ruajtjen e sigurisë ndërkombëtare.
Jordania e konsideroi agresionin e Izraelit si një kërcënim serioz për sigurinë e popullit të Katarit. Ajo deklaroi: “Ne qëndrojmë me vëllezërit tanë në Katar dhe i mbështesim plotësisht në çdo hap që ndërmarrin kundër agresionit.”
Ministria e Jashtme e Irakut gjithashtu e dënoi sulmin, duke e quajtur një akt të ulët dhe duke shprehur mbështetje të plotë për Katarin për të përballuar çdo agresion.
Presidenti i Maldiveve, Mohamed Muizzu, dënoi fuqishëm sulmin të ulët të Izraelit, duke e quajtur atë një shkelje serioze e së drejtës ndërkombëtare dhe një shkelje e hapur e sovranitetit dhe integritetit territorial të një shteti sovran.