
Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese synon një pozicion të ri në institucionin financiar më të rëndësishëm në vend
Holta Zaçaj, ish-kryetare e Gjykatës Kushtetuese, ka paraqitur zyrtarisht kandidaturën në Kuvend për t’u bërë anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Ajo është një nga aplikantët në garën për tre pozicionet vakante që do të plotësohen së shpejti nga parlamenti.
Së bashku me Zaçajn, në listën e kandidatëve bëjnë pjesë edhe Adela Karapici, Arben Zibri, Artan Hoxha, Eni Xheko, Enis Cerava, Erjona Bejleri, Fatmira Kola, Frosela Filo, Ingrid Konomi dhe të tjerë emra të fushave juridike e ekonomike.
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë luan një rol kyç në politikat monetare, mbikëqyrjen e sistemit bankar dhe stabilitetin financiar në vend. Vendimi për përzgjedhjen e anëtarëve pritet të merret në seancat në vijim të Kuvendit, ndërsa vëmendja është e përqendruar te garuesit me profil të lartë profesional.
