Aktorja e njohur e humorit Rudina Dembacaj, ka folur së fundmi për komentet fyese në rrjetet sociale, ku shpesh është komentuar jo vetëm për anën e saj profesionale, por edhe atë personale.
Tashmë e martuar me ish-deputetin Mark Frroku, Rudina Dembacaj ka pasur publike dhe dy marrëdhënie të tjera, një prej tyre me regjisorin Eduart Grishaj dhe me Aleksandër Varfajn, me të cilin ka edhe një vajzë
E ftuar në studion e “Opinion”, Dembacaj ka folur për komentet që merr online pikërisht për çështjet e dashurisë. Ajo tha se shumë kanë përfituar prej saj dhe e kanë shfrytëzuar për famë.
“Kanë pasur një kontakt të caktuar me mua në një pikë të jetës dhe shfrytëzojnë gjatë gjithë kohës atë gjë për të marrë vëmendje dhe për të krijuar vëmendje, më të marrë famë. Merren me ish-at e mi, janë bërë hit”, tha ajo.
Ndërkohë, me humor, gazetari Blendi Fevziu i tha se “ti e kruan vetë”, pasi Dembacaj tha se ajo i ka bërë publike vetë lidhjet që ka pasur
