

François-Xavier Chompret, ish-funksionar i ushtrisë franceze, drejton një Kompani të mesme në Alsace, duke zbatuar metodat që mësoi nën uniformë
François-Xavier Chompret ka lënë uniformën ushtarake për të marrë drejtimin e një kompanie të mesme në Alsace, por nuk ka braktisur disiplinën e fituar gjatë viteve në ushtri. Që prej vitit 2014, kur mori në dorë drejtimin e “DZ Aluminium”, ai ka futur një rregull të pazakontë për botën e biznesit: çdo mëngjes, të 15 punonjësit e tij mblidhen për një seancë të shkurtër ushtrimesh shtrirjeje.
Sipas tij, ky ritual nuk është thjesht një ngrohje fizike për ata që punojnë në ateliet, por edhe një mënyrë për të testuar gjendjen shpirtërore dhe fizike të ekipit. “Mjafton një vështrim i shpejtë për të kuptuar kush është i lodhur, apo kush ka diçka që e shqetëson,” -thotë ai.
Në këtë moment të përditshëm, drejtuesi ish-ushtarak shfrytëzon rastin për të komunikuar objektivat e ditës dhe për të mbajtur ekipin të lidhur rreth një qëllimi të përbashkët. Për Chompret, fleksibiliteti dhe autoriteti nuk përjashtojnë njëri-tjetrin: “Një shef i mirë di të komandojë me butësi,” -thotë ai, duke nënvizuar se kultura e disiplinës, organizimit dhe komunikimit të qartë, të mësuara në ushtri, funksionojnë po aq mirë edhe në një ndërmarrje civile.