Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Orosh të Fushë-Arrëzit, ku dy persona, Erzen Uka dhe Julian Cumraku (të njohur ndryshe si Hamza Uka dhe Adem Cumraku) u ‘ngujuan’ brenda një banese për orë të tëra, nga ku u qëllua dhe me armë zjarri. Bëhet me dije se ekspertët të kriminalistë kanë konstatuar mbetje baruti në duart dhe rrobat e Ukës.
Grupi hetimor gjithashtu ka sekuestruar dhe kamerat e sigurisë të qytetit, në bashkinë e Fushë-Arrëzit, ku janë vërejtur Uka, Cumraku dhe një person i tretë, i cili mendohet ti ketë ndihmuar, por që mbetet i paidentifikuar. Po ashtu është marrë në pyetje edhe vajza me të cilën ishte takuar Cumraku, por ende nuk dihen detaje se çfarë ajo ka rrëfyer.
Siç raportohet një plumb i qëlluar me armë nga brenda banesës mësohet të jetë fiksuar edhe në momentin e kqyrjes së vendit të ngjarjes, pasi vetdorezimit të Ukes dhe Cumrakut. Ndërkohë Policia e Shtetit ende nuk ka sqaruar rrethanat në të cilat u plagos me armë zjarri Erzen Uka, i cili pas dorëzimit u shoqërua për mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës me një plagë plumbi në këmbën e djathtë.
Ndaj Erzen Ukës dhe Julian Cumrakut, të dyshuar për akte ekstremiste, prokuroria ka zyrtarizuar vetëm akuzën e armëmbajtjes pa leje, ndërsa ende nuk ka siguri lidhur me qëllimin dhe praninë e tyre në banesen ku u gjeten armë e municione, si dhe një flamur i ISIS-it, varur në murin e banesës ku ata qëndronin prej së paku disa javësh
