Në Vlorë kanë nisur festimet për Ditën e Pavarësisë, me performanca të shumta kulturore që po zhvillohen përgjatë bulevardit Vlorë-Skelë.
Gjatë të enjtes pasdite, grupe të ndryshme polifonike kanë krijuar një atmosferë të gjallë për qytetarët duke nisur që ditën e sotme festimet për këtë 113 vjetor.
Nesër, Shqipëria shënon 113 vjet nga shpallja e Pavarësisë, me Vlorën që mbetet qendra e aktiviteteve kryesore.
