Pasi kishin filluar bastisjet e policisë serbe, Shaban Jasharit i kishin thënë “vazhdo leviz para nesh deri tek secila shtëpi”.
Njëri nga policët i tha “Plako ku je nisur kështu, a të gjitha këto shtëpi janë tuajat?”
Mësuesi Shaban ia kthen: ” Po këto të gjitha janë tonat”.
Polici i habitur i thotë:
“Për çfarë atëherë po luftojnë djemtë e tu me gjithë këtë pasuri, a e dini që edhe 100 herë të bëhet Kosova shtet nuk mund të bëni më shumë”.
Njeriu i pendes dhe pushkës ia kthen:
“Djemtë e mi nuk po luftojnë për para e pasuri,
Djemtë e mi po luftojnë që ata, shokët e tyre dhe femijët të jenë të lirë e të jetojnë pa u frikësuar nga askush”.
Ashtu dhe ndodhi:
Mësuesi ynë vizionar Shaban Jashari bashkë me djemtë, nipat e mbesat ranë heroikisht për të jetësuar ëndrren tonë shekullore për të qenë të lirë e të pavarur.
34 vite nga sulmi i parë mbi familjen Jashari, ku nga ai moment Komandanti Legjendar Adem Jashari bashkë me vëllaun Hamëzen dhe me shokë vazhduan rrugën e tyre të luftës në male, larg shtepisë e femijëve, deri në rënien e tyre heroike.
Rezistenca, lufta dhe historia e familjes Jashari është një dhe e vetmja e tillë në botë.
Lavdi Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe gjithë dëshmorëve të kombit!
(Leutrim Sahiti)
