
Masat e sigurisë shtohen në prag të protestës kombëtare të opozitës të paralajmëruar për 22 dhjetor
Një ditë përpara protestës së paralajmëruar nga opozita, në ambientet e jashtme të godinës së Kryeministria e Shqipërisë kanë nisur masa të shtuara sigurie. Në fasadën përballë bulevardit Dëshmorët e Kombit po vendosen mburoja metalike me qëllim mbrojtjen e institucionit nga çdo incident i mundshëm gjatë tubimit.
Pamjet tregojnë punonjës shërbimi duke montuar strukturat metalike, ndërsa zona përreth Kryeministrisë po monitorohet nga afër. Protesta e opozitës është lajmëruar të zhvillohet të hënën, më 22 dhjetor, në orën 18:00.
Sipas njoftimeve zyrtare të opozitës, protesta ka si qëllim rrëzimin e qeverisë, e cila akuzohet për një sërë skandalesh dhe afera korruptive. Në fokus janë vendosur abuzimet e dyshuara me tenderët e AKSHI-t, si dhe investime madhore publike, për të cilat është marrë e pandehur zv.kryeministrja Belinda Balluku.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare mbi planin e plotë të masave të sigurisë, por përgatitjet në terren tregojnë se institucionet janë në gatishmëri të lartë për zhvillimin e protestës së nesërme.
