Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu ka ngritur disa shqetësime sa i takon funksionimit të institucionit që ai drejton, në auditimin publik. Gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, Shehu tregoi se gjatë punës është vënë në dijeni të rasteve ku punonjësit janë shprehur se kanë frikë të auditojnë punën e kryeministrit.Shehu theksoi se përballë situatave të tilla ai si drejtues institucioni nuk ka zgjidhje opsionale dhe hapësirat e tij për veprim mbeten të kufizuara.
Ai theksoi se ekspertët kërkojnë asistencë ndërkombëtare për të forcuar integritetin dhe efektivitetin e auditimeve shtetërore
Arben Shehu: Kur e kam marrë detyrën jam hasur në momentet e para me kërkesën e një audituesi i cili më ka shfaqur një shqetësim në punën audituese. Më ka kërkuar, ka qenë pjesë e stafit auditues në Ministrinë e Jashtme, në atë periudhë drejtohej nga zv/ministri z.Cakaj dhe audituesi më ka shprehur pamundësinë për të adresuar gjetjet, konstatimet tona tek ministri. I kam kërkuar shpjegime, një lloj sqarimi të shqetësimit dhe më ka thënë që nuk është problemi që ne të adresojmë tek personat përgjegjës të cilët kishin vlerësuar si përgjejgës të shkeljeve të mundshme. Më është përgjigjur se shqetësimi unk është transmetimi te Cakaj por mungesa e mundësisë për t’ia transmetuar gjetjet mryeministrit sepse ai duhet të jetë autoriteti drejtues në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Unë si drejtues institucioni kam qenë i detyruar të sqaroj dhe të jap një lloj logjike me një kujdes në radhë të parë njerëzor dhe institucional, për shkak të situatave të tjera që kanë pasuar, punonjësi është larguar nga institucioni dhe për rrethanat e largimit unë jam i gatshëm që t’ju vë në dispozicion jo vetëm praktikën por t’ju relatoj gërmë për gërmë historinë e problematikave që ka mbartur. Në vazhdimësi më ka dërguar shkresa të ndryshme, por rast konkret ku më ka kërkuar në letrën që më është drejtuar është shprehur që unë dhe jo vetëm unë do t’u kërkojmë institucioneve ndërkombëtare që mua personalisht (Kryetarit të KLSH) t’i jepet suporti i duhur për të audituar punën e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë sepse unë kam mundësi për shkak të frikës që të auditoj punën e kryeministrit.
Tani unë çfarë duhet të bëj në këto lloj situatash. Këto janë raste konkrete, unë i vlerësoj të gjitha.
Unë e fus veten tek ata individë që në radhë të parë i frikem zotit dhe zbatimit të ligjit dhe deri në minutën e fundit do të jem pjesë e do të drejtoj KLSH me korrektesën më maksimale. Këtë e them me përgjegjshmëri të plotë dhe përballem në çdo moment.
