Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka duke folur pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, u shpreh se protesta e ditës së hënë, 22 dhjetor ora 17:00, do të çelë siparin e tubimeve pa ndalim. I pyetur në lidhje me firmat e dhëna për Avokatin e Popullit, Noka u shpreh se, për këtë akt është kërkuar ndjesë.
“Partia Demokratike nëpërmjet kryetarit ka kërkuar ndjesë publike”, tha Noka.
Duke folur për gazetarët pas mbledhjes së kryesisë së PD-së, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Flamur Noka denoncoi se sipas tij, Suel Çela ka telefonuar dhe kërcënuar demokratët që të mos merrnin pjesë në foltoren e zhvilluar dje në Elbasan nga kreu i PD-së, Sali Berisha.
Sipas tij, kërcënimet janë bërë me qëllim që demokratët të merrnin pjesë në një foltore që do të bëhet në ditët në vijim
