“Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Zyrën e Mbrojtjes së Fëmijëve, kanë marrë në mbrojtje tre të miturit, të cilët u dërguan fillimisht në spital për ekzaminime mjekësore dhe më pas u sistemuan pranë Qendrës së Mbrojtjes së Fëmijëve Durrës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njoftoi nga ana tjetër policia.
33-vjeçarja është proceduar penalisht për keqtrajtim të të miturve.
