Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një 30-vjeçar shqiptar ka plagosur me thikë pronarin e lokalit, që punonte si barist dhe djalin e tij që punonte si kamerier. Kjo, pasi pronari i lokalit dhe kamarieri refuzuan ti shëebenin atij alkool.
Momente terrori para klientëve dhe kalimtarëve
“Ai ishte i dehur, po bënte një rrëmujë. Babi doli dhe i futi një thikë në gjoks”, thotë Dhimitri, ende i tronditur nga dhuna e papritur. Në pak momente, një gjest që e shndërroi një mbrëmje normale aperitiv në një emergjencë dramatike.
Mediat italiane shkruajnë se pronari u shpëtua menjëherë dhe u transportua në spital, ku iu nënshtrua një operacioni urgjent për riparimin e mushkërive të shpuara nga tehu. “Tani ai është mirë, për fat të mirë. Shyqyr Zotit”, shton djali i tij, duke theksuar se sa shqetësuese ishin ato momente.
Sipas dëshmitarëve, klienti, në gjendje të dukshme dehjeje, kishte krijuar një shqetësim brenda lokalit përpara se të godiste banakierin. Situata degjeneroi shpejt, duke kërkuar shërbime të menjëhershme të urgjencës. 55-vjeçari u shpëtua falë shpejtësisë së mjekëve dhe ndërhyrjes në kohë të spitalit.
Historia e ka lënë të zhgënjyer komunitetin e Occhiobello. Djali i banakierit donte të tregonte nga afër se çfarë ndodhi, duke theksuar qetësinë dhe profesionalizmin e babait të tij i cili vetëm u përpoq të qetësonte sulmuesin, duke u bërë vetë viktimë e një gjesti absurd dhe të dhunshëm. Ngjarja mbetet nën hetim pasi banorët e qendrës lokale reflektojnë mbi rëndësinë e sigurisë dhe menaxhimit të sjelljes agresive në vende publike
