AMP ka njoftuar se kanë ndaluar një efektiv policie dhe një oficer të komisariatit nr. 3 në Tiranë. Të dy punonjësit e policisë janë ndaluar nga policia e shtetit, pasi dyshohet se ndihmuan, Muçi Shalianjin të bëhet pjesë e AMP-së. Muçi Shalianji, ishte shoferi me të cilën udhëtonte Gilmando Dani, i cili u ekzekutua ditën e djeshme në atentatin e Rinasit.
