Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për moszhvillimin e zgjedhjeve në Tiranë, një grup mbështetësish të Erion Veliajt nuk e kanë fshehur entuziazmin në rrjetet sociale.
Ndër ta edhe aktorja Olta Gixhari, e cila publikoi një story në Instagram me një mesazh emocional për kryebashkiakun e pezulluar.
“Vetëm kur e humbasim dikë, e kuptojmë se sa shumë rëndësi ka pasur! Ne e kemi vesh, i duam më shumë njerëzit në mungesë. Jo çdo gjë e keqe vjen për keq Lali, Tirana është qelbur dhe është në kaos, uroj të kthehesh sa më shpejt në vendin që të takon dhe që meriton”, shkruan Gixhari në postimin e saj, të shoqëruar me një foto të Veliaj
Gixhari jeton prej vitesh në Valencia me familjen, teksa vjen shpesh në Shqipëri për projekte të ndryshme.
