Dorëzohen në polici dy personat e ngujuar në Orosh, Pukë. Ata prej disa orësh ishin ngujuar në një banesë, duke refuzuar t’i dorëzoheshin policisë.
RENEA më herët rrethoi zonën dhe zhvilloi një operacion të tensionuar, me negociatorë, për t’i detyruar që të dorëzoheshin. Të ngujuarit dyshohet se kanë lidhje me terrorizmin.
Gjatë përplasjes me policinë, është dëgjuar njëri prej personave të thërrasë “Allahu Ekber”, gjë që ka tensionuar situatën dhe ka rritur rrezikun për një konfrontim të armatosur.
Shtëpia ku ata ishin ngujuar është në pronësi të Mehill Çumraku. Njëri prej personave është identifikuar si Julian Çumraku, 34 vjeç, ndërsa tjetri dyshohet të ketë mbiemrin Uka.
Fatmirësisht, ngjarja ka përfunduar pa viktima, dhe dy personat e përfshirë në ngujim janë tashmë në duart e policisë.
